Sipas të dhënave të fundit nga IKSHPK dhe nga institucionet shëndetësore, intensiteti i gripit sezonal sipas numrit të rasteve të raportuara për javën e parë të vitit 2024, paraqitet me aktivitet më të lartë të qarkullimit dhe krahasuar me javën paraprake ka shënuar rritje dhe e kalon pragun epidemik. Si rrjedhojë apelojmë për vigjilencë të shtuar!
Në rast simptomash të gripit konsultoni mjekun familjar për këshilla dhe trajtim të duhur.
Masat e rëndësishme për parandalim:
- Mbuloni hundën dhe gojën kur të teshtini dhe kolliteni;
- Praktikoni higjienën e duarve dhe shmangni kontaktet e afërta me të sëmurët;
- Nëse jeni të sëmurë, qëndroni në shtëpi për të parandaluar përhapjen e mëtejshme;
- Ushqimi i shëndetshëm me më shumë lëngje, kryesisht vitaminoz dhe gjumi i mjaftueshëm janë të rëndësishëm;
- Kujdes i shtuar për grupet më të rrezikuara:
Është veçanërisht e rëndësishme që grupet si: Personeli shëndetësor, gratë shtatëzëna, fëmijët, të moshuarit dhe personat me imunitet të dobësuar, të kenë kujdes më të shtuar gjatë sezonit të gripit.
Vaksinimi – mbetet mbrojtja më efikase:
Qysh në fillim të tetorit 2023 Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 85,000 doza të vaksinës sezonale.