Stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë së shpejti do të bëhet me kapacitet më të madh të ulëseve po edhe me mbuloja për tribunat.
Kështu është bërë të ditur pas një takimi që drejtuesit e kësaj skuadre kanë pasur me kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Njoftimi i plotë i lëshuar nga KF Llapi
Klubi ynë, KF Llapi pritet në takim nga i pari i Komunës së Podujevës, z. Shpejtim Bulliqi dhe Drejtori i Sportit, z. Pajtim Balaj
Anëtarët e klubit tonë, Kryetrajneri Tahir Batatina, Drejtori Sportiv, Mentor Zhdrella, Sekretari Muhamet Rexhepi dhe disa nga futbollistët të prirë nga kapiteni Benjamin Emini, janë mirëpritur në takim në ambientet e Komunës së Podujevës nga Kryetari z. Shpejtim Bulliqi dhe Drejtori i Sportit, z. Pajtim Balaj.
Me këtë rast Kryetari Bulliqi dhe Drejtori Balaj kanë përgëzuar drejtuesit dhe futbollistët e klubit për paraqitjet dhe ndeshjet e mira që i kanë zhvilluar në këtë fillim kampionati.
Qëllimi i kësaj vizite ishte shpalosja e projektit të ri të Arenës “Zahir Pajaziti” ku parashihet vendosja e mbulojës së stadiumit, rritja e kapacitetit të ulëseve dhe ndërtimi i tribunës lindore, me ç’rast Kryetari Bulliqi u zotua se së bashku me Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport do ta mbështesin që Arena “Zahir Pajaziti” të merr pamje edhe më të bukur.
Drejtuesit e klubit në shenjë falenderimi për mikëpritjen dhe mbështetjen i kanë nderuar me fanella Kryetarin z. Shpejtim Bulliqi dhe dy Drejtorët z. Pajtim Balaj e z. Bahri Selimi.