Shpend Ahmeti sqaron historikun e “Tulltores” pas votimit në Kuvendin e Prishtinës: Ajo u ble për 5 milionë euro

Shpend Ahmeti sqaron historikun e “Tulltores” pas votimit në Kuvendin e Prishtinës: Ajo u ble për 5 milionë euro

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas votimit të sotëm në Kuvendin Komunal, ku u miratua dhënia në shfrytëzim afatgjatë e pronës në lokacionin “Tulltorja”.

Ahmeti ka dhënë sqarime për historikun e kësaj prone, duke thënë se “Tulltorja” ka qenë ndërmarrje shoqërore e menaxhuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP).

Sipas Ahmetit, privatizimi i pronës ishte ndaluar pasi ajo ishte shpallur zonë me interes publik.

Ai ka theksuar se në vitin 2020, Komuna e Prishtinës e kishte blerë pronën nga AKP-ja për 5 milionë euro, si kompensim për punëtorët, ndërsa vlera e pronës ishte 25 milionë euro.

Reagimi i Ahmetit vjen pas debatit dhe përplasjeve politike që shoqëruan votimin për dhënien e pronës në shfrytëzim.

https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10168107866962166?ref=embed_post

Related Articles