Klubi Futbollistik “Prishtina” është kualifikuar me shumë vështirësi në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll, shkruan Gazeta Enigma.
Kryeqytetasit triumfuan me dramë ndaj Drenicës me rezultat 2:1 pas 120 minutave lojë, ngase 90 minutat e rregullta ishin të barabarta 1:1.
Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku është shprehur shumë i pakënaqur me referimin e ndeshjes Drenica – Prishtina.
Pas ndeshjes, Lushtaku tha se kjo është e papranueshme dhe humbja erdhi nga referët.
“Muj me analizu situata dhe disa mënyra, kemi bë një paraqitje jashtëzakonisht të mirë, kemi qenë shumë më të mirë dhe të rrezikshme dhe faktorët tjerë po ndikojne te rezultati perfundimtar, kjo është hera e dytë që po na ndodhë dhe më vjen keq, e kemi pas një Gramos Shala fillimisht, tani një Gramos Shala tjetër, kjo është mëkat. Nuk e di deri kur kështu, me këtë referim, une mendoj se akterët e humbjes ishin referët, ne kemi lujtë një ndeshje fantastike, besoj qe pajtohet edhe opinioni. Tetë minuta vazhdim vetëm në Premierlige kam pa, në Kosovë jo. Tetë minuta të vazhdohet vetëm nga disa referë tonë mund të behet, ka pas shume gabime nga pjesa e referimit për të cilët mendoj se janë faktorët kryesorë të humbjes tonë.
Ne jemi fitues moral, kjo te mbetet ne ndergjegjen e te tjereve”, tha Lushtaku për Art Sport.
/Gazeta Enigma/