Drenica ka pësuar humbje në kryeqytet nga Prishtina, me rezultat minimal, 1-0, shkruan.
Pas ndeshjes për ‘Art Sport’ foli trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku i cili tha se referimi i sotëm ishte skandaloz pasi sipas tij gjyqtarët ishin të njëanshëm
“Nëse flasim për lojën atëherë unë mendoj se nuk mund të dilnim sot fitues edhe po të shënonim 5 gola, nuk dua të merrem me referët por sot referimi ishte i njëanshëm tendecioz i cili ndikoi në rezultat, gjatë tërë ndeshjes ka qenë i tillë, një pakujdesi në mbrojtje na kushtoi shumë por kryesisht nuk e lejuam Prishtinën të krijoj shumë raste.
“Sot menduam ta rrezikojmë Prishtinën me kundërsulme, por Prishtina fitonte topa me anë te referit i cili referonte çdo kontakt si faull, por Prishtinës nuk i duhet një fitore të tillë por unë prap se prap i uroj fitoren Prishtinës”, deklaroi Lushtaku.