Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Kuçovë ku si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, është shembur pjesa e një banese, ndërsa ka zënë brenda një çift të moshuarish.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë bërë të mundur nxjerrjen e 86-vjeçarit Mustafa Kosova, i cili është dërguar në Spital për ndihmë mjekësore, ndërsa është nxjerrë e pajetë 84-vjeçarja Alije Kosova.
Njoftimi i policisë
Kuçovë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në lagjen “11 Janari”, Kuçovë, ku ka shpërthyer një bombol gazi në banesën e shtetasve M.K dhe A.K, shërbimet e Njësisë speciale, të zjarrëfikses dhe të Policisë bënë të mundur nxjerrjen e shtetases A.K, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra kishte ndërruar jetë.
Ndërsa shtetasi M.K, ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në spitalin rajonal në Berat, për momentin në gjendje të stabilizuar shëndetësore.
Grupi hetimor, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.