Shpërthim me tritol në një banesë në Sarandë

Shpërthim me tritol në një banesë në Sarandë

Një sasi tritoli ka shpërthyer në murin rrethues të një banese në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:45 të mëngjesit të sotëm.

Shpërthimi ka ndodhur në banesën e shtetasit L.L. Lënda eksplozive e dyshuar si tritol ishte vendosur te porta jashtë e vilës.

Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Në objektin ku u vendos eksplozivi jetonte familja prej katër anëtarësh e 54-vjeçarit. Ky i fundit rezulton ndërtues, ndërsa më parë ka qenë punonjës i administratës publike.

Nuk dihen ende motivet e ngjarjes, raporton abcnews.

Related Articles