Shpërthim me tritol në shtëpinë e Armand Dukës (VIDEO)

Shpërthim me tritol në shtëpinë e Armand Dukës (VIDEO)

Gara për president të Federatës Shqiptare të Futbollit ka eskaluar. Tashmë konflikti i Armand Dukës me Erion Veliajn është publik, ndërsa akuzat nuk mungojnë nga të dy palët, raporton Gazeta ‘Enigma’.

Njëherit, është bërë e ditur se gjatë ditës është hakuar sajti zyrtar i FSHF-së, ndërsa në mbrëmje është raportuar për shpërthim me tritol në shtëpinë e presidentit të FSHF-së, Armand Duka.

Është “balkanweb” që raporton për sulmin ndaj shtëpisë së Dukës në Durrës. Lajmi është përcjellë edhe nga media tjera tiranase./Gazeta Enigma/

Related Articles