Luftimet intensive në Mykolaiv po vazhdojnë të hënën, pasi një video tregon shpërthime të reja nga sulmet ushtarake dhe shtëllunga të mëdha tymi rreth qytetit ukrainas që ndodhet rreth 250 milje në jug të Kyivit, përcjell Gazeta ‘Enigma’.
CNN ka gjetur dhe verifikuar autenticitetin e videove.
Në një nga videot, të marra në lagjen Korabelnyi – lagja më jugore në Mykolaiv – shihen shpërthime nga sulmet ushtarake mbi një zonë banimi. Ditët e fundit, përleshjet me zjarr midis ushtrive ukrainase dhe ruse janë përqendruar rreth bazës ushtarake në anën juglindore të qytetit.
Në një video të postuar në Telegram, administratori rajonal për zonën e Mykolaiv, Vitali Kim, pretendoi se rusët po tërhiqeshin pasi humbën dy tanke në një “betejë tankesh” në aeroport. Kim tha gjithashtu se disa nga forcat ruse ishin evakuuar nga zona me helikopter. CNN nuk ka qenë në gjendje t’i verifikojë pretendimet e Kim.
Një video tjetër tregon një shtëllungë të errët tymi që ngrihet nga lagjja veriore e Solyanit./Gazeta Enigma/