Granatimet kanë dëmtuar rëndë një bllok banesash 10 katëshe në veriperëndim të Kievit, duke plagosur pesë banorë, kështu është shprehur kryebashkiaku i kryeqytetit, Vitali Klitschko.
Forcat ruse në Irpin, disa kilometra larg, kanë qëlluar më parë me raketa dhe predha mbi banesat në qytet, raporton BBC, transmeton Gazeta Enigma.
Në lagjen Svyatoshyn u panë se dritaret e bllokut ishin hedhur në erë, kishte dëme nga zjarri dhe disa makina u dogjën.
Kryebashkiaku Klitschko tha se aty pranë kishte edhe një kopsht fëmijësh dhe u shpreh se nuk ka viktima./Gazeta Enigma/