Shpërthimi në Prishtinë, policia jep detaje për rastin

Shpërthimi në Prishtinë, policia jep detaje për rastin

Sonte gjatë mbrëmjes ka ndodhur një shpërthim në një lokal në rrugën “Simon Shiroka” në Prishtinë.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë të lënduar, të paktën kështu njoftojnë nga policia.

Zëdhënësi për media në Policinë e Kosovës, Agron Borovci është shprehur se disa persona rreth zonës janë evakuuar, lidhur me rastin në fjalë.

“Për shkaqe sigurie janë evakuuar disa banorë përreth vendit të ngjarjes, ndërkaq deri më tani nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale”.

“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci. /Gazeta Enigma

Related Articles