Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë pak pas mesnatës në Mitrovicë të Veriut, ku për pasojë dy persona janë lënduar, teksa shtatë vetura janë dëmtuar.
Sipas informacioneve të para, dy të lënduarit nga ky shpërthim në Lagjen e Boshnjakëve janë të nacionalitetit serb.
Të lënduarit, sipas Policisë janë jashtë rrezikut për jetë, edhe pse njëri prej tyre ka pësuar lëndime më të rënda.
“Rreth ores 23:50 dyshohet se ka shperthyer nje granate dore te hoteli Bisevac ne rr. Knjaz Millosh Mitrovice Veri . Si pasojë e shperthimit janë demtuar 7 vetura dhe dy persona jane lenduar njeri ka lendime me te renda por jashtë rrezikut për jetë. Njësit policore relevante janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.” – njoftoi mbrëmë Policia.