Shpëtim Duro: Struga është favorit kryesor në garën për titull

Shpëtim Duro: Struga është favorit kryesor në garën për titull

Struga Trim Lum e mbylli gjysmësezonin vjeshtor si lider i renditjes në Superligën e Maqedonisë së Veriut.

Kampionët në fuqi mundën Bregallnicën në ndeshjen e fundit të kampionatit për këtë vit, duke lënë pas vetes Shkupin dhe Shkëndijën në garën për titull.

“Nuk më vjen mirë që fituam në fund të takimit, pasi ishte një ndeshje të cilët duhet ta zgjidhnim shumë më  shpejtë me rastet e shumta dhe të pastërta që krijuam. Megjithatë edhe këto janë fitore të bukura”, ka thënë trajneri Shpëtim Duro.  

Struga TL do të “luftojë” për titullin kampion edhe këtë vit me Shkupin dhe Shkëndijën, përderisa Duro mendon se skuadra e tij është favorit kryesor në këtë garë.  

“Do jetë një rivalitet i fortë mes nesh, Shkupit dhe Shkëndijës, mirëpo në mënyrë absolute mund të them se neve jemi favoritët kryesor. Jemi përsëri kampion vjeshte, edhe përkundër ngakesës së madhe që kishim patur, duke i referuar ndeshjeve të shumta që kemi pasur në Evropë si dhe kalendarit shumë të ngjeshur që kishim. Rivalët tonë nuk e shfrytëzuan këtë moment, ashtu që në fund mendoj se me plotë meritë jemi në vendin e parë”, është shprehur Shpëtim Duro.  

Triumfi ndaj Bregallnicës ishte i 25-ti për Shpëtim Duron në krye të Strugës nga gjithsej 37 ndeshje që ka drejtuar kampionët në fuqi ndërmjet kampionatit, Kupës dhe arenës Europiane.

Related Articles