“Shpresojmë që tjerët të ndjekin hapat tuaj”, Izraeli e vlerëson që Kosova e hapi ambasadën në Jerusalem

“Shpresojmë që tjerët të ndjekin hapat tuaj”, Izraeli e vlerëson që Kosova e hapi ambasadën në Jerusalem

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shkëmbyer letra me kreun e Parlamentit të Izraelit, Mickey Levy, ku kanë folur për thellimin e bashkëpunimit mes dy parlamenteve, duke krijuar grupet e miqësisë Izraelito-kosovare.

Levy në këtë letër ka shfrytëzuar rastin që të shpreh vlerësimin e thellë të Izraelit për vendimin e Kosovës që ta hapë Ambasadën në Jerusalem, derisa thotë se shpresojnë që edhe shtetet e tjera të ndjekin hapat e Kosovës.

“Dua ta shfrytëzoj këtë rast që të shpreh vlerësimin tonë më të thellë për vendimin e vendit tuaj për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, kryeqytetin e përjetësisë për Shtetin e Izraelit. Ne shpresojmë që shtetet tjera do të ndjekin hapat tuaj”, ka shkruar Levy.

Related Articles