Ikje masive e punonjësve shëndetësorë nga institucionet publike shëndetësore është paralajmëruar në muajt e ardhshëm në Kosovë.
Ndonëse nga partia në pushtet thonë se përmes miratimit të Ligjit të Pagave presin që t’i motivojnë punëtorët shëndetësorë që të qëndrojnë në vend, njohës të shëndetësinë thonë se largimi i tyre do të jetë i pashmangshëm.
Njohësit e fushës së shëndetësisë kanë paralajmëruar ikje masive të punëtorëve shëndetësorë gjatë muajve të ardhshëm.
Përkundër që nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje po presin që me miratimin e Ligjit të Pagave, të parandalojnë ikjen e stafit, një gjë e tillë vlerësohet të jetë e pashmangshme.
Lidhur me këtë, kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku ka thënë se përmes Ligjit të Pagave presin që t’i motivojnë mjekët që të qëndrojnë në vend.
Ajo është shprehur se e nevojshme përveç rritjes së pagës për punëtorët shëndetësorë, është edhe përmirësimi i kushteve të punës.
Por që kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu ka thënë se i pashmangshëm është edhe largimi i punonjësve shëndetësorë nga institucionet publike në ato private.
Ai ka thënë se vendi ka ligje të shkruara mirë, por që mungon zbatimi i tyre.
Numër i madh i punonjësve shëndetësorë vit pas viti lëshojnë Kosovën për shkak të kushteve më të mira të punës, e pagave më të larta që u ofrohen jashtë vendit. /Gazeta 10/