Shqipëri: Asnjë i vdekur dhe vetëm 2 raste të reja me COVID-19

Shqipëri: Asnjë i vdekur dhe vetëm 2 raste të reja me COVID-19

Asnjë humbje jete dhe vetëm 2 raste të reja me COVID-19 janë shënuar në 24 orët e fundit në Shqipëri, raporton Gazeta Enigma.

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se janë kryer 3593 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 2 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 1 rast në Tiranë, 1 rast në Lezhë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 28 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,627 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital. tch, transmeton Gazeta Enigma.

Related Articles