Një 53-vjeçar është marrë peng dhe i janë kërkuar para.
E këtë veprim dyshohet ta kenë bërë në bashkëpunim një grua nga Gjirokastra dhe një burrë nga Memiliaj.
Sipas policisë, viktima është mbajtur në një banesë të marrë me qera, njofton A2CNN, transmeton Gazeta Enigma.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, pas njoftimit se 2 shtetas i kishin hequr lirinë, një 53-vjeçari, duke e mbajtur kundër vullnetit të tij si dhe e kishin kanosur me qëllim dhënien e një shume parash, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe vënien e autorëve të dyshuar përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat i veprimeve të shpejta të specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, janë identifikuar, kapur dhe arrestuar autorët e dyshuar, shtetasit: – L. Ç., 45 vjeçe, banuese në Gjirokastër dhe E. T., 38 vjeç, banues në Krahës, Memaliaj. Ata kanë mbajtur në banesën e marrë me qira nga 45-vjeçarja, shtetasin P. S., 53 vjeç, duke i hequr lirinë atij, si dhe e kanë kanosur për dhënie pasurie”, tha policia.
Dy autorët e dyshuar akuzohen për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim.
Nga veprimet hetimore rezulton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. /Gazeta Enigma