Shqipëri: Eksportet e mallrave në korrik me rritje prej 30.6%

Shqipëri: Eksportet e mallrave në korrik me rritje prej 30.6%

Eksportet e mallrave në Shqipëri gjatë muajit korrik të këtij viti arritën vlerën 32 miliardë lekë, duke u rritur me +30.6% në krahasim me korrik 2020.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj e cila thekson se tregtia e jashtme e mallrave tregon shenja pozitive rritjeje.

“Eksportet rikuperojnë, duke zbutur efektet e shkaktuara nga pandemia”, theksoi Denaj e cila publikoi edhe shifrat e eksporteve dhe importeve të korrikut 2021.

Eksportet e mallrave në korrik 2021 arritën vlerën 32 miliardë lekë, duke u rritur me +30.6% në krahasim me korrik 2020. Importet e mallrave në korrik 2021 arritën vlerën 72 miliardë lekë, duke u rritur me +26.1% në krahasim me korrik 2020”, theksoi Denaj.

Related Articles