Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Kërkesa për të shpallur antikushtetuese zgjedhjet lokale ishte bërë nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese vjen pasi fillimisht u mor opinion nga Komisioni i Venecias për këtë çështje.
Gjykata Kushtetuese pritet që të shpallë brenda dy javëve vendimin e arsyetuar për rrëzimin e kësaj kërkese.
Zgjedhjet e 30 qershorit 2019 për kryetar të bashkive u bojkotuan nga opozita.
Vendimi është certifikim i zgjedhjeve dhe pas kësaj i hapet rruga vendimmarrjes së Presidentit Ilir Meta për 6 bashkitë që janë pa kryetar.
Pas shpalljes së vendimit të arsyetuar dhe njoftimit nga KQZ, Meta duhet të dekretojë datën e zgjedhjeve të pjesshme në bashkitë Shkodër, Lushnjë, Dibër, Durrës, Rrogozhinë dhe Vorë.
/Gazeta Enigma/