Shqipëria dhe Izraeli kanë publikuar formacionet zyrtare para përballjes që nisë nga ora 20:45, në kuadër të grupit B2 të Ligës së Kombeve.
Trajneri i kuqezinjve, Eduardo Reja, vazhdon t’i besojë skemës 3-5-2, por ka bërë disa ndryshime nga ndeshja me Islandën.
Në sulm do të jetë Armando Broja e Myrto Uzuni, dyshja që mungoi në sfidën e luajtur në Reykjavik.
Mesfushorët e Empolit, Kristjan Asllani e Nedim Bajrami startojnë nga fillimi, së bashku me Amir Abrashin. Në krahë paraqiten Ivan Balliu e Elseid Hysaj. Ndërkohë mbrojtja përbëhet nga Frederic Veseli, Ardian Ismajli e Berat Gjimshiti. Etrit Berisha është në portë.
Shqipëria ka një pikë me një ndeshje të zhvilluar, teksa Izraeli nuk e ka asnjë. Grupit i prin Islanda që ka katër pikë, por një ndeshje më shumë se kombëtaret që përballen sot. Shqipëria e pati në grup edhe Rusinë, e cila u përjashtua për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Shqipëria: Berisha: Gjimshiti, Ismajli, Veseli: Hysaj, Balliu, Asllani, Abrashi, Bajrami: Broja, Uzuni.
Izraeli: Marçiano, Dasa, Goldberg, Vitor, Leidner, Peretz, Karzev, Xhaber, Solomon, Abada, Vaisman.