Shqipëri: Mbytet një pushues nga Kosova

Shqipëri: Mbytet një pushues nga Kosova

Një pushues nga Kosova dyshohet se është mbytur në detin e Golemit.

Dyshohet se duke u larë në det në Golem, rreth orës 15:00, është mbytur aksidentalisht R. O., rreth 80 vjeç, nga Kosova.

Ngjarja është regjistruar disa minuta më parë në plazhin e Golemit në Kavajë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa trupi pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit ku do t’i nënshtrohet autopsisë, njoftojnë mediat shqiptare.

Related Articles