Ish-presidenti i Shqipërisë: Misioni i “Ballkanit të Hapur” ka mbaruar por jo i “Kalit të Trojës”

Ish-presidenti i Shqipërisë: Misioni i “Ballkanit të Hapur” ka mbaruar por jo i “Kalit të Trojës”

Ilir Meta, ish-presidenti i Shqipërisë, përmes një shkrimi në Facebook, ka deklaruar se është jetike që Shqipëria dhe Kosova të jenë të bashkuara dhe në koordinim të plotë të qëndrimeve të tyre.

“Ndaj duhet të bëjmë kujdes sepse vërtet misioni i “Ballkanit të Hapur” ka mbaruar, por jo i “Kalit të Trojës”. Është jetike që Shqipëria dhe Kosova të jenë të bashkuara dhe në koordinim të plotë të qëndrimeve të tyre, duke tërhequr sa më shumë mbështetjen e BE, NATO-s dhe SHBA”, ka thënë Meta.

“Vitalizimi i “Procesit të Berlinit” është vendimtar për arritje të reja të bashkëpunimit rajonal dhe anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor. E ardhmja e rajonit tonë është te marrëveshjet e drejta, transparente, që konkretizojnë integrimin evropian, i hapin rrugën fqinjësisë së mirë, ku asnjë fqinj nuk e dominon tjetrin dhe konsolidojnë arritjet e deritanishme në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon, ku Shqipëria dhe Kosova janë faktor kyç”, ka shkruar Meta.

Related Articles