Kosovë – Gjeorgji, publikohen formacionet zyrtare

Kosovë – Gjeorgji, publikohen formacionet zyrtare

Kosova është nikoqire e Gjeorgjisë në ndeshjen e xhiros së shtatë të fazës kualifikuese për Kampionatin Botëror që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Dardanët janë jashtë garës për një vend që dërgon në ‘Katari 2022’, porse në këtë sfidë do ta kërkojnë fitoren, në mënyrë që të pozicionohen më mirë në Grupin B.

Ndeshjen e parë mes këtyre dy kombëtareve të luajtur më 2 shtator në Batumi e pati fituar Kosova 0-1 me golin e vetëm të realizuar nga Vedat Muriqi.

Janë publikuar formacionet zyrtare për këtë ndeshje.

Kosova:Muric, Vojvoda, Rrahmani, Fazliji, Aliti, Halimi, Dresevic, Celina, Rashani, Muriqi, Rashica. 

Related Articles