Në Shqipëri kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 tetë persona gjatë 24 orëve të fundit, derisa janë shëruar pesë pacientë.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë person i vdekur, kurse në spitale janë shtruar tre pacientë. MSH-ja bën me dije se që nga fillimi i pandemisë, në Shqipëri janë kryer 815.335 testime, ka vdekur 2.456 pacientë, kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 132.534 persona dhe janë shëruar 130.023 të tjera.
Aktualisht janë 55 raste aktive./Gazeta Enigma/