Një tetë vjeçare nga Sllovakia ka ndërruar jetë, si pasojë një aksidenti të ndodhur në Gjirin e Lalëzit.
Sipas mediave në Shqipëri, ajo u godit për vdekje nga një automjet, të cilin e voziste një 18-vjeçar.
Ndërkaq është raportuar se vogëlushja ka ndërruar jetë në spital.
Rasti aktualisht është duke u hetuar, derisa i dyshuari, shoferi i automjetit është shoqëruar për në stacionin policor. /Gazeta Enigma
Shqipëri: Vogëlushja sllovake goditet për vdekje me automjet nga një 18 vjeçar
