Shqipëria nisi në 1 janar mandatin si anëtare në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar pamjet nga ceremonia e vendosjes së flamurit të vendit tonë.
“Ceremonia e vendosjes së flamurit tonë në OKB. Shqipëria tani anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB, tryeza më e lartë vendimarrëse e botës ”, shkruan kreu i qeverisë në një postim në rrjetet sociale.
LEXO EDHE: Hyrja e Shqipërisë në KS të OKB-së, a do ta ndihmojë kjo Kosovën?
Për herë të parë, 66 vjet pas anëtarësimit në OKB, Shqipëria ulet në tryezën më të lartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin.
Ky këshill përbëhet nga 15 anëtarë, ku SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina janë 5 anëtare të përhershme kurse 10 vendet e tjera anëtare janë me një mandat dyvjeçar.
Këshilli i Sigurimit në OKB është ndër organet më të rëndësishme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që ka për detyrë mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në mes të kombeve.