Shqipëria barazon me Çekinë, këto janë rezultatet e ndeshjeve të sotme

Shqipëria barazon me Çekinë, këto janë rezultatet e ndeshjeve të sotme

Kombëtarja e Shqipërisë ka dëshpëruar në shtëpi tifozët “Kuq e Zi”, pasi nuk arriti t’ia shënojë ndonjë gol Çekisë. Ndeshja përfundoi me rezultat 0-0, me një lojë kryesisht të zbehtë, shkruan Gazeta Enigma.

Ndërkohë, Gjermania “u kthye në 2014”, duke ia shënuar Bosnje e Hercegovinës plotë shtatë gola, aq sa ia kishte shënuar në atë kohë Brazilit.

Holanda e mposhti Hungarinë me rezultat 4-0, ndërsa Gjeorgjia dhe Ukraina barazuan 1-1.

U luajtën edhe dy ndeshje të tjera në kuadër të grupeve në Ligën e Kombeve, ku Mali i Zi humbi 2-0 nga Islanda, ndërkohë që Turqia dhe Uellsi po ashtu u ndanë në paqe pa asnjë gol. /Gazeta Enigma

Related Articles