Shqipëria e mbyll me fitore ndaj Andorrës, Anglia nëpërkëmb San Marinon

Shqipëria e mbyll me fitore ndaj Andorrës, Anglia nëpërkëmb San Marinon

Kombëtarja e Shqipërisë ka arkëtuar pikë të plota në fitoren prej 1-0 kundër Andorrës në Arenën Kombëtare.



Ndeshja e vlefshme për Grupin I nuk prodhoi gola në fraksionin e parë, ndërsa goli i vetëm u shënua në gjysmën e dytë.

Golin e vetëm për Kuqezinjtë e shënoi Endri Çekiçi nga pika e bardhë në minutën e 73-të të takimit.

Me gjashtë fitore dhe katër humbje, Shqipëria e mbyll fazën kualifikuese në vend të tretë me 18 pikë të arkëtuara.

Në anën tjetër, lideri i grupit, Anglia e ka nëpërkëmbur San Marinon duke ia shënuar dhjetë gola. 

Related Articles