Kombëtarja e Shqipërisë (femrat) ka fituar ndeshjen ndaj Kosovës në kuadër të kualifikueseve të Kampionatit Botëror “Australi- Zelandë e Re 2023”.
Shqipëria ka fituar ndaj Kosovës me rezultatin 1:3, për të marrë tre pikë të mëdha. Kombëtarja e Shqipërisë ishte në epërsi pas pjesës së parë me rezultatin 1-2.
Golin e parë në këtë takim e ka shënuar Kristina Maksuti, kurse Doçi shënoi për 0-2 në favor të Shqipërisë. Në fundin e pjesës së parë, Kaltrina Biqkaj shënoi për Kosovën. Ndërkohë, fitoren e Shqipërisë e vendosi Qëndresa Krasniqi, e cila realizoi pas 83′ minutave lojë, shkruan Gazeta Enigma.