Kampionati Evropian ishte shumë më i veçantë pesë vite më parë, kur u mbajt në Francë, atje ku për herë të parë në histori, mori pjesë edhe Shqipëria.
Kombëtarja shqiptare, ani pse nuk arriti të kalojë grupin, la shije të mirë dhe ne veçanti, tifozët kuq e zi, të cilët dhuruan spektakël për të paktën dy javë si brenda, ashtu edhe jashtë fushe.
Golin e vetëm për Shqipërinë në atë Evropian e kishte shënuar Armando Sadiku, kundër Rumanisë, që ia kishte dhuruar fitoren Kombëtares.
Atë gol të bukur me kokë tani e ka kujtuar edhe UEFA përmes një postimi në rrjetet sociale.