Shqipëria pranon 74 mijë e 880 doza të vaksinës Pfizer

Shqipëria pranon 74 mijë e 880 doza të vaksinës Pfizer

Kanë mbërritur në Shqipëri edhe 74,880 doza të vaksinës Pfizer.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një postim në rrjetet sociale, ku ka njoftuar se deri më tani në Shqipëri kanë mbërritur 2,571,840 vaksina antiCOVID-19.

”Kanë mbërritur në Shqipëri edhe 74,880 doza të vaksinës Pfizer,  pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,571,840 vaksina antiCOVID-19. Jemi të vendosur të çojmë përpara planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari”, ka shkruar ajo në ”Facebook”. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles