Kuqezinjtë kanë zhvilluar lojë mjaft të fortë në pjesën e parë, pa u zbrapsur nga kundërshtari, i cili në përbërje ka njërin nga sulmuesit më të rrezikshëm në botë, Lewandowsky, shkruan Gazeta Enigma.
Stadiumin “Air Albania” është arena e përballjes së rëndësishme kualifikuese për Kampionatin Botëror, ndërmjet Shqipërisë dhe Polonisë.
Djelomoshat e trajnerit Edi Reja nuk kanë qenë aspak inferior ndaj Polonisë së rrezikshme, e cila aktualisht radhitet ndër ekipet më të mira europiane me futbollistët cilësorë që ka në radhët e saj.
Kuqezinjtë ndodhen përpara një sfide kyçe në rrugëtimin për të zënë një vend në ‘Katari 2022’. Dy skuadrat kanë diferencë prej një pikë dhe janë në garë për kualifikim.
Pjesa e parë ka qenë e përqëndruar maksimalisht në mesin e fushës, pa rrezikuar shumë nga asnjëra skuadër.
Rezultati i barabart ishte real deri në këtë fazë, bazuar në atë që ështe treguar në lojë.
Shqipëria vlerësohet të ketë realizuar me sukses detyrat, dhe brenda objektivave të parapara.
Pjesa e dytë pritet të jetë me më pak taktizime dhe me më shumë sulme për shënim, që imponon edhe kujdes të shtuar, shkruan Gazeta Enigma.