Shqipëria ka arritur të marrë pikën ‘e artë’ në transfertë me Moldavinë.
Kuqezinjtë barazuan me rezultat 1-1 në Moldavi duke siguruar kështu biletën për në Kampionatin Evropian “Euro 2024“.
Sokol Cikalleshi ishte ai që e hapi llogarinë e golave.
Cikalleshi konkretizoi saktë penalltinë e fituar nga Taulant Seferi në minutën e 25’të të takimit për t’i dhënë fitoren vendimtare Shqipërisë.
Në anën tjetër për moldavët dominimin e pjesës së dytë në gol e konkretizoi, Baboglo në minutën e 87’të.
Pas këtij barazimi Shqipëria është lidere e grupit E me 14 pikë, 3 më shumë se Çekia që sot sfidon Poloninë nga ora 20:45.