Shqiprim Pira realizoi gol të jashtëzakonshëm në derbin e Ligës së Dytë (Video)

Shqiprim Pira realizoi gol të jashtëzakonshëm në derbin e Ligës së Dytë (Video)

Në kuadër të Ligës së Dytë në futbollin kosovar është zhvilluar edhe derbi mes Dinamos së Ferizajt dhe Shkëndijës së Hajvalisë.

Kjo ndeshje është mbyllur me rezultatin e barabartë, 1-1, raporton Gazeta Enigma.

Njëri ndër futbollistët i cili shkëlqeu në këtë ballafaqim ka qenë mesfushori i Dinamos, Shqiprim Pira, i cili edhe arriti të realizoj gol të jashtëzakonshëm për të barazuar rezultatin në fund të ndeshjes.

Kujtojmë që 26-vjeçari më pare karrierë ka bërë edhe tek futbolli zviceran.

Më poshtë mund ta shikoni golin e bukur të realizuar nga Pira: /Gazeta Enigma/

Related Articles