Shqiptarët “pushtojnë” sonte Ligën e Kampionëve

Shqiptarët “pushtojnë” sonte Ligën e Kampionëve

Ndeshje të tjera priten të zhvillohen sonte në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Në këto ndeshje ka mundësi që dhjetë lojëtarë me prejardhje shqiptare të gjenden mes fushës së blertë.

Berat Gjimshiti luan sonte me Atalantën kundër Celticut.

Në anën tjetër Granit Xhaka me Bayer Leverkusenin si mysafir i Brestit.

Edon Zhegrova i Lillet zbarkon në “Wanda Metropolitano” për tu përballur me Atletico Madridin.

Adriat Bajramit mund t’i jepet shansi të luajë për Benfikën në përballjen kundër Feyenoordit, ashtu sikur Arbër Hoxhës te Dinamo Zagrebi kundër RB Salzburgut.

Kastriot Imeri po ashtu e ka mundësinë të luajë për Young Boys kundër Interit.

Mirëpo, shqiptarët me numër sonte do ta pushtojnë Ettihad Stadiumin e Manchester Cityt, pasi katër shqiptarë janë në dispozicion për t’u aktivizuar: Albion Rrahmani, Indrit Tuci, Ermal Krasniqi dhe Qazim Laci. /Gazeta Enigma

Related Articles