Një shqiptar i moshës së re është arratisur nga qelia e tij në Akropoli të Athinës, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Mediat greke raportojnë se i riu shqiptar ka mundur të largohet duke alarmuar kështu policinë e Akrapolit.
Nuk dihen ende rrethanat në të cilat i arrestuari ka mundur të ikë. Ndërkohë policia ka publikuar edhe fotot e të riut shqiptar ndërsa është vënë në ndjekje të tij.
Sipas policisë është çështje ore për ndalimin e të riut të arratisur./Gazeta Enigma/