Napoli ka konfirmuar të mërkurën mbrëma kompletimin e marrëveshjes për transferimin e mesfushorit Luis Hasa nga Lecce.
Napoli njoftoi zyrtarisht nënshkrimin e reprezentuesit të Italisë U21, Luis Hasa, me një marrëveshje të përhershme nga Lecce me një kosto të raportuar prej 500 mijë eurosh.
Juventusi kishte një klauzolë shitjeje prej 30%, kështu që bardhezinjtë kanë marrë gjithashtu një tarifë prej 150,000 euro sipas raporteve të fundit.
Njoftimi mbi transferimin e mesfushorit me prejardhje shqiptare erdhi nga vet faqet zyrtare të Napolit.
Welcome to Napoli, Luis! 💪
💙 #ForzaNapoliSempre | #ProudToBeNapoli | #WelcomeHasa pic.twitter.com/murNMYVxqX— Official SSC Napoli (@en_sscnapoli) January 8, 2025
“SSC Napoli është i kënaqur të njoftojë blerjen e Luis Hasës në një marrëveshje të përhershme nga U.S. Lecce”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Hasa u bë nënshkrimi i dytë i Napolit në këtë afat kalimtar, pas marrëveshjes që bëri që Simone Scuffet të mbërrinte si huazim të martën.