Shqiptarja Neli Supur nga Ukraina, së bashku me djalin e saj të vogël, pas fillimit të luftës në Ukrainë, vendosi të largohej nga vendi ndërsa burri i saj shkoi në luftë.
Ndërkaq kosovari, Sheip Pacolli, i cili së bashku me familjen jeton në Gjermani, pasi dëgjoi thirrjen e Nelit nga ekrani i Top Channel, shkoi në kufirin e Ukrainës me Poloninë për të marrë Nelin dhe Ervinin e vogël.
Me anë të një postimi në Facebook, Pacolli bën me dije se është takuar me Nelin dhe Ervinin.
“Më në fund u takuam me Nellin. Nelli është e lodhur pak por tash është mirë edhe djali Ervini i vogël është shumë mirë dhe në duar të sigurta. Mos e kontaktoni Nellin sepse telefoni si bën, as interneti. Tani u nisëm nga Medyka Poloni dhe po vazhdojmë për Gjermani”, shkroi ai.
Neli ka veç një lutje, të marrë fund kjo luftë dhe biri i saj të ketë mundësinë të përqafojë të atin./TCh