ShSKUK: 5 pacientë në gjendje të rënduar shëndetësore

ShSKUK: 5 pacientë në gjendje të rënduar shëndetësore

Në QKUK, klinikat COVID, dhe në spitalet e përgjithshme, po trajtohen 158 pacientë, raporton Gazeta “Enigma”.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se nga ta, 65 janë të konfirmuar me COVID-19, 5 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 102 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Raporti i plotë i ShSKUK:

Në QKUK janë të shtrirë 101 pacientë:

4 pacientë janë në gjendje të rënduar

32 janë të konfirmuar me Sars Cov-2

69 janë me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:

Klinika Infektive, 28 pacientë, 4 janë në gjendje të rëndë

Klinika e Pulmologjisë, 73 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 57 pacientë:

33 të konfirmuar pozitivë

33 me oksigjeno-terapi.

1 në gjendje të rëndë

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 5 pacientë

Spitali i Gjakovës, 10 pacientë

Spitali i Pejës, 18 pacientë

Spitali i Gjilanit, 11 pacientë

Spitali i Ferizajt, 3 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 5 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 5 pacientë

Related Articles