Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se ka vendosur qe t’i njohë testet rapide si teste konfirmuese për COVID, për stafin shëndetësor të saj.
“Sindikata e Infermierëve të Kosovës përshendetë vendimin SHSKUK/QKUK-së për reflektim ndaj shqetësimit të komuniteteve infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor lidhur me vendimin e mëhershëm sipas të cilit infermierët dhe stafi tjetër shëndetësor të cilët rezultojnë pozitiv në testimin rapid do cilësohen vetëm si të dyshuar për infekcion me COVID”.
“Ndërsa për t’a konfirmiar infermierët do duhej që të bënin një PCR test, përndryshe format tjera nuk do pranoheshin si dëshmi nga punëdhënësi”, thuhet në njoftim.
Në njoftimin e ShSKUK-së bëhet e ditur se testi duhet të bëhet brenda institucionit, të regjistrohet në librat e protokolit dhe të lëshohet raport me shkrim nga mjeku i klinikës, spitalit apo institucionit përkatës.
Këtë vendim e ka përshëndetur Sindikata e Infermierëve të Kosovës. /Gazeta Enigma/.