Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID është shtatë.
Në gjithë vendin janë regjistruar shtatë raste të reja me koronavirus, thuhet sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.612 doza të vaksinës.
Deri më sot 824.849 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105.313 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.