Shtatë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Shtatë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, raporton Gazeta Enigma.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, thuhet se në Podujevë është arrestuar një person pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua

“Podujevë 13.02.2025-13:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë rasti tjetër ka ndodhur në Fushë Kosovë.

“Fushë Kosovë 13.02.2025-10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti, pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

Në anën tjetër, edhe në Kaçanik u arrestua një person pasi dyshohet se sulmoi fizikisht një grua.

“Kaçanik  13.02.2025-10:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Kurse, në Pejë në rastin e parë një grua ka raportuar se është shqetësuar nga ish-bashkëshorti.

“Pejë 10.02.2025-12:00. Me 13.02.2025 viktima femër kosovare, ka raportuar se është shqetësuar nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Rasti nën hetime”, njofton Policia.

Ndërsa, në rastin e dytë në Pejë është arrestuar një i dyshuar pasi dyshohet se është fjalosur me dy të tjerë pas një mosmarrëveshje.

“Pejë 13.02.2025-14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, është fjalosur me dy viktimat meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton tutje Policia.

Një grua ishte viktimë e dhunës edhe në Klinë.

“Klinë 13.02.2025-23:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, në Rahovec babai ka raportuar se djali i tij me probleme psikike, ushtron dhunë fizike ndaj tyre.

“Rahovec 12.02.2025-20:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij i dyshuari mashkull kosovar me probleme psiqike, herë pas here iu shkakton dhunë fizike. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në spitalin psikiatrik në Gjakovë për trajtim”, thuhet në njoftim.

Related Articles