Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Pejë, konkretisht në fshatin Arllat.
Në aksident ishin të përfshirë dy vetura.
Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Baki Kelani.
“Rreth orës 14:00 në Arllat, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura. Në këtë aksident kanë pësuar lendime të lehta 7 persona. Njësitet relevante nga Policia e Kosovës janë marrë me rastin” – tha Kelani.