Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti tjetër të ndodhur këtë të hënë, në magjistralen Prishtinë-Gjilan.
Në këtë aksident, siç bën të ditur Policia e Kosovës, janë përfshirë dy vetura.
”Rreth orës 16:00, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në magjistralen “Prishtinë – Gjilan”, respektivisht në afërsi të pendës së liqenit të Badocit. Informacionet e para bëjnë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërkaq shtatë persona janë lënduar, të cilët janë dërguar në qendrat më të afërta mjekësore si dhe në QKUK – Prishtinë, për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”. /Gazeta Enigma/