Shtatë të vdekur dhe mbi 2100 raste të reja nga COVID-19 në Shqipëri

Shtatë të vdekur dhe mbi 2100 raste të reja nga COVID-19 në Shqipëri

Shtatë persona me COVID-19 kanë vdekur në 24 orët e fundit në Shqipëri.



“Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka shtatë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare 43 vjeçe nga Lushnja, tre qytetarë nga Tirana të moshave 50-71 vjeç, një qytetar nga Saranda 74 vjeç, një qytetar nga Mallakastër 77 vjeç, një qytetare nga Durrësi 82 vjeçe”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë atje.

Në ndërkohë, janë konfirmuar edhe 2179 raste të reja nga gjithsej 7626 testime të kryera.

Janë shëruar 824 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 206,384 që nga fillimi i pandemisë.

19,131 pacientë aktivë me COVID-19 janë në gjithë vendin, derisa aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri i bën apel qytetarëve që të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

“Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet”. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles