Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, dëshiron t’i japë një kuptim të ri Ditës së Pavarësisë, duke inkurajuar kështu festimet ndërkombëtare për të shënuar kthimin në normalitet të vendit, pas 16 muajsh mbyllje nga koronavirusi.
Edhe pse numri i vdekjeve nga koronavirusi në SHBA është rritur dhe nuk pritet të arrihet qëllimi i vaksinimit të 70 përqind të të rriturve, Shtëpia e Bardhë shpreson se 4 korriku do të jetë një moment i rëndësishëm në rimëkëmbjen e vendit.
Kjo festë pritet të jetë njëra ndër ngjarjet më të mëdha të Presidencës së Bidenit, shkruan AP.
Për shumicën e amerikanëve, rikthimi në normalitet filloi që nga relaksimi i disa masave, siç është heqja plotësisht e maskave për personat e vaksinuar.
E sipas zyrtarëve 4 korriku do të shërbejë si nisje jozyrtare e një faze të re për gjendjen pandemike të SHBA-së.