“Sapo të kthehet nga Brukseli, Albin Kurti duhet t’i kërkoj falje Ferdonije Qerkezit”

“Sapo të kthehet nga Brukseli, Albin Kurti duhet t’i kërkoj falje Ferdonije Qerkezit”

Sekretari Organizativ i PDK-së, Betim Gjoshi, tha se Kryeministri Albin Kurti duhet të bëjë një kërkimfalje ndaj Nënave Gjakovare pas takimit që pati me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, raporon Gazeta Enigma.

“Sapo të kthehet nga Brukseli, Albin Kurti duhet të shkojë në Gjakovë te Ferdonije Qerkezi dhe te “Nënat Gjakovare” për t’iu kërkuar falje se i ka gënjyer dhe mashtruar kur iu premtonte se nuk do të dialogonte me Serbinë pa u zbardhur fati i fëmijëve të tyre”, është shprehur Gjoshi.

Kurti këtë të martë është takuar me Vuçiq me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të BE-së, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.

Sapo të kthehet nga Brukseli, Albin Kurti duhet të shkojë në Gjakovë te Ferdonije Qerkezi dhe te "Nënat Gjakovare" për t…Posted by Betim Gjoshi on Tuesday, June 15, 2021

Related Articles