Një person është arrestuar në Vërbeshticë të Shtërpcës për dhunë në familje dhe kanosje.
Policia e Kosovës ka njoftuar një mashkull i moshës 45 vjeçare kishte ushtruar dhunë psikike dhe kanosje ndaj ish-bashkëshortes së tij, raporton Gazeta Enigma.
“Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet Z.P (M/K) i moshës 45 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë psikike dhe kishte kanosur j ish bashkëshorten e tij me inicialet O.P ( F/K) e moshës 41 vjeçare”, thuhet në komunikatë.
I dyshuari nuk ka mundur të intervistohet nga policia, për shkak se ishte në gjendje të dehur.
Bëhet e ditur se me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.