Një shtetas serb është ndalur në Kamenicë me një traktor, në të cilën kishte të ngarkuar ushqim për peshq, që dyshohet se e kishte futur në Kosovë nga Serbia përmes rrugëve ilegale.
Vlera e mallit llogaritet të jetë rreth 10 mijë euro.
I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa malli është dërguar në terminalin doganor.