Kanë përfunduar garat në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që janë renditur në krye të tabelës, me 40 medalje të arta të fituara, 44 të argjendta dhe 42 të bronzta – gjithsej 126 medalje, njofton Gazeta Enigma.
Ndërkohë, menjëherë pas SHBA-së është renditur Kina, po ashtu me 40 medalje të arta, ndërkohë që ka fituar është 27 medalje të argjendta dhe 24 të bronzta – gjithsej 91 medalje.
E treta por me numër shumë më të vogël të medaljeve është renditur Japonia me 20 medalje të arta, ndërsa gjithsej 45 medalje.
Sportistët australianë i kanë siguruar shtetit të tyre 53 medalje, nga to 18 të artë.
Shteti nikoqir, Franca, është renditur i pesti me plotë 64 medalje të fituara, nga to 16 të arta, 26 të argjendta dhe 22 të bronzta.
Ndërkohë, Kosova ka përfunduar e 73-ta në listën e 206 shteteve pjesëmarrëse, me dy medalje të fituara – një të argjendtë dhe një të bronztë.
Pas përfundimit të garave, sonte do të mbahet edhe ceremonia përmbyllëse. /Gazeta Enigma